Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ka bërë të ditur se sot në kabinetin e tij ka zhvilluar një takim pune me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, me fokus zgjidhjen e problemit të parkimit në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza”.

Sipas ministrit Aliu, institucionet përkatëse po e intensifikojnë procesin për të vendosur një regjim të rregulluar parkimi, i cili do të lehtësojë qasjen e qytetarëve që kanë nevojë për shërbime shëndetësore në këtë qendër.

Plani parasheh qarkullim më të mirë të automjeteve, menaxhim modern të hapësirës, sinjalistikë më të dukshme, organizim më efikas të hyrje-daljeve, si dhe orientim inteligjent të lëvizjes brenda kompleksit të Klinikës.

Aliu theksoi se qëllimi kryesor është përmirësimi i përvojës së pacientëve dhe familjarëve të tyre, duke reduktuar kaosin dhe vështirësitë aktuale në parkim./TS/

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com