Me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe zbatimit të denjë të ligjeve, Ministria e Punëve të Brendshme i informon qytetarët për kundërvajtjet që sanksionohen përmes sistemit “Qyteti i Sigurt” dhe gjobat e parashikuara. ________________________________________
🏙️ Tejkalimi i shpejtësisë në vendbanim
(shpejtësia e lejuar deri në 50 km/orë, me përjashtim deri në 70 km/orë me shenjë)
• deri në 10 km/h mbi të lejuarën – 15 €
• nga 10 deri në 30 km/h – 50 €
• nga 30 deri në 50 km/h – 300 € + ndalesë për drejtim 3–12 muaj
_____________________________________
🛣️ Tejkalimi i shpejtësisë jashtë vendbanimit
(130 km/h autostradë • 110 km/h • rrugë për mjete motorike • 90 km/h rrugë të tjera)
• deri në 30 km/h mbi të lejuarën – 20 €
• nga 30 deri në 50 km/h – 50 €
• nga 50 deri në 70 km/h – 300 € + ndalesë për drejtim 3–12 muaj
_________________________________________________
🚦 Kalimi në sinjalin e kuq
• 250 € gjobë
• ndalesë për drejtim 3–12 muaj
__________________________________________
🅿️ Ndalimi dhe parkimi i parregullt
(vendkalime këmbësorësh, kryqëzime, ura, sipërfaqe të gjelbra, vende për persona me aftësi të kufizuara, shtigje biçikletash, trotuare, vendndalim i autobusëve dhe lokacione të tjera kritike)
• gjoba prej 25€, 40€, 150€ dhe 180€
(varësisht nga lloji dhe pesha e veprës penale)
__________________________________________
🚗 Pjesëmarrja në komunikacion me automjet të paregjistruar
(pa leje të vlefshme qarkullimi ose pa targa regjistrimi)
• 500€ gjobë
• nëse afati i lejes së qarkullimit ka skaduar deri në 30 ditë – 100€
__________________________________________________________
⏳ Ulja e sanksioneve
• Pagesa në afat prej 8 ditëve → paguhet 50% e gjobës
• Nëse ka edhe ndalesë për drejtim → shqiptohet në gjysmën e afatit të përshkruar
__________________________________________________________
⚠️ MPB u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret, për sigurinë më të madhe personale dhe të përgjithshme dhe zvogëlimin e aksidenteve në komunikacion.
