Urim Saliu-Kryeredaktor Tetovasot

Po të ishte në dorën time, me ligj do ta ndaloja që një deputet, i zgjedhur përmes një partie apo koalicioni, të vazhdojë mandatin si i “pavarur”.
Nëse je zgjedhur falë një subjekti politik, mandati nuk është personal por është i votës për atë subjekt.
Në momentin që largohesh nga partia apo koalicioni duhet ta dorëzosh mandatin dhe vendin ta marrë kandidati i radhës nga lista.
Vetëm kështu ruhet vullneti i votuesit, ndalet pazari politik dhe përfaqësimi mbetet i ndershëm.

Në Maqedoninë e Veriut nuk ka zgjedhje individuale, por lista partiake.
Prandaj “deputeti i pavarur” pas zgjedhjeve është më shumë fiksion sesa realitet demokratik.
Nëse do të jesh i pavarur dil para qytetarëve si i pavarur dhe kandido sërish.
Jo me vota të një partie e me agjendë tjetër më pas.
Demokracia nuk është treg mandatesh.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com