Ekonomia dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk mund të mbahen peng. I mbështesim transportuesit në protestat të cilat i organizojnë sepse jemi të prekur edhe si ekonomi edhe si qytetarë për shkak të zbatimit të padinjitoz edhe atë si reforma e rëndësishme e sigurisë në Bashkimin Evropian, deklaroi sot për MIA-n, Mile Boshkov, kryetar i Konfederatës së Biznesit të Maqedonisë së Veriut.

Boshkov thekson se reforma në sistemin për evidencë BE-ja ka mundur ta zbatojë shumë më lehtë përmes ambasadave në vendet anëtare.

“Ata mund ta kishin zbatuar shumë më lehtë, për shembull, duke pasur nga një aparat në secilën ambasadë në një shtet anëtar të BE-së. Qytetarët, në vend që të krijonin radhë në kufi, mund të ishin regjistruar në ambasada, por kjo është mosveprim i tyre ose arrogancë e tyre”, thotë Boshkov.

Transportuesit e Maqedonisë së Veriut të organizuar nga Asociacioni i Shoqatave të Punëdhënësve të Shoqatave Transportuese Tregtare të Maqedonisë, “Makam – trans”, bashkë me kolegët e tyre nga Ballkani Perëndimor sot në mesditë filluan bllokada shtatëditëshe duke kërkuar zgjidhje të evidencës elektronike për qëndrim në zonën e shengenit në përputhje me rregullën 90/180 ditë nga prilli i këtij viti.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com