Ski Qendra “Kodra e Diellit” njofton opinionin publik se nëpër pistat e skijimit është regjistruar dhe shpërndarë një video ku një person me motor me 4 rrota (ATV) ka hyrë pa leje dhe ka kryer manovra të rrezikshme, duke dëmtuar edhe pistat e skijimit.
Ky veprim konsiderohet i papërgjegjshëm dhe i ndaluar rreptësisht, pasi paraqet rrezik serioz për sigurinë e vizitorëve dhe skijuesve. Personat e përfshirë do të paraqiten në polici dhe në organet kompetente për procedura të mëtejshme ligjore.
Ski Qendra thekson se në të gjithë territorin janë vendosur tabela të qarta ndalimi, të cilat duhet të respektohen nga të gjithë. Të gjitha rastet e ngjashme do të dokumentohen dhe do të publikohen në webfaqen dhe rrjetet zyrtare të qendrës, duke përfshirë fotografi dhe emër/mbiemër të personave.
Ndalohen rreptësisht qarkullimi me ATV, motoçikleta apo mjete të tjera motorike në pistat e skijimit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com