Tetovasot raporton se më 28.01.2026, rreth orës 06:40, nëpunës policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë – Njësia për tregti të palejuar me drogë dhe armë, kanë privuar nga liria pesë persona nga fshati Bërvenicë: I.J. (43), S.Z. (36), D.P. (69), D.P. (65) dhe S.Z. (42).

Me urdhër paraprak gjyqësor, policia ka realizuar pretresa në disa shtëpi, hapësira ndihmëse dhe automjete në fshatin Bërvenicë. Gjatë kontrolleve, te I.J. janë gjetur pesë pako me substancë pluhur të bardhë, 52 fishekë të pushkës automatike kalibër 7.62, dy fishekë pistolete me kalibër të panjohur dhe një gëzhojë e pushkës automatike.

Te S.Z. (36) janë gjetur dhe sekuestruar 20 fishekë të pushkës automatike kalibër 7.62, një pistoletë me karikator dhe dy fishekë, të cilat i posedonte pa leje, si dhe një peshore digjitale me mbetje të substancës pluhur të bardhë.

Te D.P. (69) është gjetur një pistoletë pa leje, ndërsa janë sekuestruar edhe një karabinë gjuetie, një pushkë gjuetie dhe një pistoletë që i posedonte me leje. Te D.P. (65) janë gjetur dy lista dhe një fletore me emra personash, dy kompjuterë, si dhe rreth 31.640 euro, 3.400 franga zvicerane dhe 56.500 denarë. Ndërkaq, te S.Z. (42) është gjetur substancë pluhur e bardhë.

Të arrestuarit janë ndaluar në stacion policor për procedurë të mëtejshme, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale sipas nenit 396 dhe nenit 215 të Kodit Penal, njofton Tetovasot.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com