Savash VELIU

The New York Times:
“Dominimi global i Shteteve të Bashkuara ka mbaruar. Një realitet i ri po shfaqet.”
“Amerika po përqendrohet në çështjet e Hemisferës Perëndimore dhe po tërhiqet nga rajone të tjera. Kjo do të thotë fundi i dominimit të saj.
Megjithatë, kjo iniciativë do të përqendrohet në përballjen me Kinën duke e detyruar Iranin të ulet në tryezën e negociatave me kusht që Kinës tia ngadalësojë furnizimin me naftë!

Sot në shekullin e ri Organizatat imperialiste kanë mbaruar, objektivi i ri do të jenë “shtetet që po organizohen”.
Turqia pati sukses, Erdogani pati sukses në rrjedhimin e ri shekullor e përgaditur sikur asnjëherë më parë.
Ku janë ata që thanë: “Çfarë, do të luftoni me SHBA-në?” Ku janë ata që kërcënuan Erdoganin etj etj?
Të gjitha llogaritjet e pesëdhjetë viteve të fundit janë rivendosur. “Epoka e PERANDORIVE” ka filluar këtë e thonë botërisht gjithë bota.

Kjo do të thotë që shtetet e vogla do të zhduken ose do të zhvendosen nga perandori në ngritje, siç ndodhi një shekull më parë. Këto perandori në ngritje janë: SHBA-ja, Turqia, Rusia dhe Kina. Turqia filloi të krijonte një aleancë islamike-arabe-turke, një koncept që Erdogan e lançoi në skenën politike turke në vitin 2002. Ndërsa Turqia dhe shtetet rajonale, ose anasjelltas, shërbimet fqinje të inteligjencës, angazhoheshin në aktivitete të ndryshme politike, përkundër ashpërsisë politike ball njëri tjetri, ato gjithashtu shkëmbenin informacione sekrete për të krijuar një aleancë islamike në formën e një NATO-je islamike!

The National Interest, me seli në SHBA deklaron:
️Aleanca e Turqisë me Arabinë Saudite dhe Pakistanin ka ndryshuar ekuilibrin e fuqisë në Lindjen e Mesme.
Ndërsa ndikimi i SHBA-së në rajon zvogëlohet, një rend i ri po lind nën udhëheqjen e Turqisë.
Duket se Evropa ka zgjedhur Indinë; ky është një tradhëti për Turqinë, Pakistanin, Kinën dhe Rusinë, dhe të mos harrojmë SHBA-në. Evropa, duke qenë lavire, harron se pothuajse të gjitha rrugët tregtare janë në duart e Turqisë; prandaj, nuk ka asnjë mundësi për të vendosur transport mallrash midis Indisë dhe Evropës, as nga toka as nga deti. Kjo është pasojë e perversitetit që përfshiu Evropën para rënies së saj ekonomike dhe ushtarake që degjeneroi aftësitë e të menduarit racional politik!

Pra, çfarë do të ndodhë me gjeografinë Ballkan, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi?

“Super Turqia”, “Super Gjenerata” patjetër do të marrë formë. Historia ka ndryshuar. Surpriza e shekullit të 21-të është Turqia! Kjo tani është e pashmangshme. Duket se Amerika e Trump po mban anën e Turqisë, ndërsa Evropa po krijon aleanca me Indinë dhe Britania me Kinën!

Ndërsa Amerika e mori Kosovën nën mbrojtjen e saj, Serbisë iu ndalua pjesëmarrja në Davos dhe propozimi për pavarësinë e Kosovës, i nënshkruar nga Ministria e Punëve të Jashtme turke, u miratua atje.

Janë momentet më kritike ku Turqia kaloi me sukses provimin drejt Shekullit të Turkiyes në çdo tryezë ku krysonte Siria! Turqia tani ka marr Amerikën pas dhe ec cep më cep duke ndar interesatë që me gjasa të larta të kontrolloj Ballkanin që atakohet nga Rusia por ditë më parë në Tartus morri Turqia bazën e fundit detar rus në Siri dhe rivendosi forcat e saja, sinjal të heq dorë nga influenca e ballkanit.

E dyta. Suksesi Strategjik i Paparë i Turqisë në Mesdheun Lindor janë
Arritjet e Turqisë në Siri gjatë dekadës së fundit nuk kanë paralele historike në Lindjen e Mesme kur ndryshoi taktikën diplomatike dhe ushtarake ndaj rajonit.
Në vitin 2018, Turqia u përball me një mjedis strategjik armiqësor të paparë.
Kufiri i saj jugor ishte rrethuar në mënyrë efektive:
Nga njëra anë, boshti në zgjerim Rusi-Iran-Asad në Idlib dhe Sirinë qendrore,
dhe nga ana tjetër, PKK/YPG e mbështetur nga Perëndimi me mbështetje të plotë politike, ushtarake dhe të inteligjencës nga CENTCOM.
Në rrethana të ngjashme, pak shtete do të shmangnin humbjen strategjike, e lëre më të përmbysnin ekuilibrin e fuqisë.
Megjithatë, Ankaraja arriti ta transformonte këtë rrethim të ngushtë në një sukses gjithëpërfshirës gjeopolitik. Me një nivel të rrallë koordinimi midis diplomacisë, shërbimeve të inteligjencës dhe komandës ushtarake, Turqia
gradualisht eliminoi të dy kërcënimet pa filluar një luftë të drejtpërdrejtë me ndonjë fuqi të madhe.
Moska dhe Teherani u mbajtën nën kontroll me diplomaci të kalibruar dhe forcë të kufizuar; projekti kurd i Uashingtonit u përball me presion të vazhdueshëm ushtarak dhe u neutralizua përmes izolimit politik.
Rezultati më i jashtëzakonshëm është se Turqia jo vetëm që ka siguruar kufijtë, por gjithashtu prodhuan një forcë legjitime qeverisëse në Siri.
Grupet opozitare, të trajnuara, të armatosura dhe të strukturuara nga Ankaraja,
u transformuan nga milicitë e fragmentuara në autoritetin dominues politiko-ushtarak të vendit.
Ky është një arritje e jashtëzakonshme: asnjë fuqi rajonale, as Irani, as Israeli dhe as Gjiri, nuk ka arritur të transformojë një përfaqësues në bërthamën sovrane të një shteti fqinj.
Strategjikisht, Turqia ka arritur diçka unike në Mesdheun Lindor:
Ajo riformësoi një shtet të shembur jo përmes pushtimit ose aneksimit, por përmes ndërtimit të shtetit të kontrolluar nga aktorët lokalë në përputhje me doktrinën e saj të sigurisë.
Siria nuk është më një vektor kërcënimi, por një tampon dhe një zgjatim strategjik i ndikimit turk.
Ky nivel suksesi, i arritur njëkohësisht kundër arkitekturës rajonale të Rusisë, Iranit dhe SHBA-së, e vendos Turqinë në kategorinë e vet.
Presidenti Ahmed Shara u transformua nga revolucionari al-Jolani në një udhëheqës evolucionar nën një maskë diplomatike. Nga një anëtar militant i ASH-së i trajnuar nga Turqia kundër Rusisë, Iranit dhe Asadit, ai u bë një diplomat i trajnuar nga Turqia, duke e udhëhequr me sukses Sirinë drejt bërjes së shtetit më të qëndrueshëm në rajon, madje duke tërhequr veshët e Israelit.

Tani Turqia nuk është e vetmja fuqi që vepron në Siri. Nuk është një fuqi rajonale;
është bërë një nga shtetet e pakta në historinë moderne që, pa sundim të drejtpërdrejtë perandorak, ka qenë në gjendje të ridizajnojë rendin politik të fqinjësisë së saj qetësisht pa harxhuar energjin ushtarake nga përvoja e diplomacisë shtetërore njëmijë vjeçare.

Dhe Presidenti izraelit Herzog thotë:
Qëllimi i përgjithshëm duhet të jetë një jetë e qetë dhe paqësore dhe bashkëjetesë paqësore me Sirinë.
Ne i urojmë të mirat Sirisë dhe udhëheqësve të saj – që ata të mund të sjellin një të ardhme më të mirë për popullin sirian.
Ne i dëgjojmë miqtë tanë, amerikanët, të cilët janë shumë të përfshirë dhe po takohen me Presidentin Sharaa dhe ekipin e tij në krye me Erdogan.
Në këtë gjeografi, duhet të jesh budalla për të vepruar ashpër ndaj turqve.
Ata nuk thanë kot se gjeografia është fat; duket se ky është edhe fati i tyre…
“Nuk kemi thënë kot se Turqia është shumë më e madhe se vet Turqia”.
Turqia është superfuqia e fshehur e botës!
SHBA-të sundojnë me para; kur paratë mbarojnë, ato mbarojnë!
Rusia sundon me gaz natyror; kur gazi mbaron, ato mbarojnë!
Kina sundon me mallra të lira; kur ekonomia e saj shembet, ato mbarojnë!
Por Turqia është një fuqi e pastër! Ushtria e saj është 2500 vjeçare! Rrënjët e saj janë kudo! Është mbrojtësja e të shtypurve! Është flamuri i Islamit!
Sot asnjë vend në botë nuk mund të marrë dhe zbatojë vendime pa Turqinë e sotme e cila është vigjilente cep më cep të globit!

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com