Artin Halili nga Qafë Thana – TetovaSot

Nga komunikimi me protestuesit, pritet që sonte në orën 20:00 të nisë zhbllokimi i pikave doganore, përfshirë Qafë Thanën dhe të gjitha pikat e tjera kufitare.
Problemi me transportuesit është zgjidhur, pasi Komisioni Evropian do të lëshojë vizat për transportuesit. Këtë e bëri të ditur ministri i Transportit të Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikolloski, i cili në Facebook shkroi se Brukseli i ka pranuar qëndrimet e shtetit dhe do të sjellë një strategji të re për transportuesit.
“Pikërisht tani mora lajme shumë të mira nga Brukseli lidhur me problemin e madh të transportuesve nga Maqedonia! Qëndrimet tona janë pranuar. Shoferët janë pranuar si profesionistë. Pas protestave dhe ofensivës së fortë të periudhës së kaluar, Brukseli do të sjellë një strategji të re për vizat, që do të zgjidhë problemin me të cilin u përballën shoferët profesionistë”, shkroi Nikolloski.
Sidoqoftë, transportuesit paralajmërojnë se propozim-zgjidhja e Komisionit Evropian për lëshimin e vizave përfaqëson një regjim të vjetëruar, që mund t’u sjellë kosto shtesë dhe t’i kthejë në kohën kur punonin me vizat tradicionale. Megjithatë, nëse nuk ka alternativë tjetër, ata janë të gatshëm ta pranojnë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com