Ky tingull zileje që u dëgjua në korridoret e Klinikës së Fëmijëve në Shkup i dha fund një rrugëtimi të gjatë dhe të mundimshëm. 3-vjeçarja Amina, pas betejeës heroike u ngjit shkallëve për të njoftuar fitoren e saj me leukeminë. Xhejlane Aliu, nëna e Aminës, ka rrëfyer vështirësitë emocionale dhe depresive të këtij rrugëtimi.

“Kishte kolegë dhe kolege nga ana juaj që më sillnin ushqim nga shtëpia, që të ndihesha si në shtëpinë time dhe të më afronin me ta. Kjo nuk paguhet me asgjë dhe nuk shpërblehet me asgjë,” u shpreh Xhejlane Aliu, nënë.

“Ky është një sukses i përbashkët i yni në këtë betejë të përbashkët,” deklaroi Rexhep Memedi, drejtor i Klinikës së Fëmijëve.

Pavarësisht gëzimit të shërimit, nëna Xhejlane shprehet e revoltuar për rregullat e vështira për pushimet mjekësore. Ajo e vlerëson si absurd ligjin që i detyron prindërit e fëmijëve me diagnoza kaq të rënda të paraqiten para komisionit çdo dy javë.

“Të kërkohen vërtetime mjekësore, të kërkohen raporte mjekësore çdo dy javë duke e dit se me këtë diagnozë protokolli më së paku është gjashtë apo shtatë muaj shërim,” tha Xhejlane Aliu, nënë.

Ndërsa Amina la pas muret e spitalit, thirrja e nënës së saj mbetet aty, për një sistem që mbështet prindërit jo vetëm me ilaçe, por edhe me lehtësi institucionale në ditët e tyre më të vështira.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com