Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, deklaroi mbrëmjen e sotme se pret që Rusia të zbatojë marrëveshjen për të mos goditur Kievin dhe qytete të tjera për një javë, për shkak të të ftohtit ekstrem, ashtu si njoftoi më parë presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

“Ekipet tona diskutuan këtë çështje në Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë fundjavës së kaluar. Presim që të zbatohet ajo që është rënë dakord”, shkroi Zelenski në anglisht në platformën X.

Ai shtoi se “hapat e deeskalimit kontribuojnë në përparim të vërtetë drejt përfundimit të luftës”, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes për të shmangur përshkallëzimin e situatës në Ukrainë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com