Siç pritej, Bashkimi Europian sapo e shpalli Gardën Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste, konfirmoi shefja e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas.
Në një postim në X, ajo tha: “Represioni nuk mund të mbetet pa përgjigje. Ministrat e Jashtëm të BE-së sapo ndërmorën hapin vendimtar për ta caktuar Gardën Revolucionare të Iranit si një organizatë terroriste. Çdo regjim që vret mijëra njerëz të vetit po punon drejt shkatërrimit të vet”.
Ndërkaq, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e ka mirëpritur masën për “sanksione të reja kundër regjimit vrasës iranian” dhe IRGC-së.
“Kjo ishte vonuar shumë. “Terrorist” është me të vërtetë mënyra se si e quani një regjim që shtyp protestat e popullit të vet me gjak. Europa qëndron me popullin e Iranit në luftën e tyre të guximshme për liri”.