Sulmuesi anglez, Tammy Abraham iu bashkua përfundimisht Besiktasit nga Roma më 26 janar, pas një periudhe huazimi gjatë këtij sezoni, që ishte zyrtarizuar gjatë verës së kaluar.

Klubi turk aktivizoi opsionin e blerjes të përfshirë në marrëveshjen e huazimit.

Një ditë më pas, më 27 janar, Abraham u prezantua si lojtar i Aston Villës, në një transferim të ‘shpejtë’.

Besiktasi i pagoi rreth 13 milionë euro Romës për ta bërë transferimin të përhershëm.

Më pas, ata e shitën Abrahamin te Aston Villa për 21 milionë euro.

Kjo marrëveshje i solli Besiktasit një fitim të menjëhershëm prej rreth 8 milionë eurosh brenda më pak se 30 orësh.

Transferimi ka ngjallur reagime të shumta në internet për natyrën “të çmendur” të marrëveshjeve në futboll.

Abraham rikthehet tek Aston Villa, ku kishte pasur një huazim të suksesshëm në sezonin 2018–19, duke ndihmuar klubin të siguronte ngjitjen në Premierligë.

28-vjeçari bëri debutimin e tij të dytë me klubin në humbjen e Aston Villës në Premierligë kundër Brentfordit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com