Raporti për transparencën e institucioneve që u miratua sot në seancën e rregullt të Qeverisë, dëshmon përparim të dukshëm në hapjen e institucioneve ndaj qytetarëve, si rezultat po i njëjti sipas zëvendëskryeministri Fetai pritet të sigurojë më shumë informacion për qytetarët dhe të zvogëlojë vendimet e marra pas dyerve të mbyllura.
Sipas Fetait, raporti nuk përbën thjesht një formalitet administrativ, por dëshmi të angazhimit të Qeverisë që qytetarët të kenë qasje më të shpejtë dhe më të plotë në informacion. Ai shtoi se, përmes bashkëpunimit ndërinstitucional, po ndërtohet administratë më e hapur, më llogaridhënëse dhe më e besueshme.
“Transparenca është standard, jo premtim”, theksoi zëvendëskryeministri duke iu referuar transparencës dhe llogaridhënies si përkushtim i kësaj Qeverie.