EVN Maqedoni në një njoftim për komnsumatorët ka theksuar se nesër, më 4 shkurt 2026, janë paralajmëruar ndërprerje të mëdha dhe disashtëshe në furnizimin me energji elektrike në disa vendbanime të Tetovës dhe rrethinës, njoftojnë shërbimet kompetente.

Ndërprerjet janë planifikuar për shkak të ndërhyrjeve teknike dhe do të realizohen në intervale të ndryshme kohore, kryesisht në periudhën nga ora 09:00 deri në 15:00.

Pa energji elektrike do të mbeten pjesë të qytetit të Tetovës, si dhe vendbanimet Ozormishtë dhe Çellopek. Në Tetovë, ndërprerjet do të përfshijnë objektet në rrugët “Mihajllo Rajçeviq”, “Lenin”, “B. Toska”, si dhe pjesë të lagjeve Ajduçko Mëhallë, Drenovec dhe zonën më të gjerë rreth stadiumit të vjetër.

Në Ozormishtë, ndërprerja do të përfshijë objektet nga qendra e fshatit drejt pjesës periferike, ndërsa në Çellopek pa rrymë do të mbeten disa objekte industriale dhe ekonomike, mes të cilave qumështore, ferma, mullinj dhe objekte përgjatë rrugës nga fshati Bërvenicë drejt Çellopekut, si dhe zona rreth Cuçul dhe Helga.

Autoritetet apelojnë që qytetarët t’i planifikojnë me kohë obligimet e tyre dhe kërkojnë ndjesë për shqetësimet e mundshme, duke theksuar se ndërprerjet janë të domosdoshme për përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së rrjetit elektrodistributiv.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com