Situata në protestat e fundit në Manastir është përshkallëzuar pas deklaratave tronditëse të qytetarëve që kundërshtojnë masat e fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Demonstruesit, të cilët janë ngritur kundër kontrolleve të rrepta dhe ligjit të ri që parasheh edhe konfiskimin e vetura, kanë paralajmëruar rebelim dhe përplasje të dhunshme me forcat e rendit.

​Ajo që ka shkaktuar reagime të shumta është deklarata e njërit prej protestuesve, i cili pranoi publikisht para kamerave se ka drejtuar automjetin pa leje drejtimi për tre dekada me radhë. “Kam 30 vjet që lëviz pa patentë dhe nuk kam bërë asnjë shkelje,” u shpreh ai, duke sfiduar hapur ligjin.
​Më tej, protestuesi ka lëshuar kërcënime të rënda ndaj efektivëve të policisë, në rast se këta të fundit do të tentojnë të zbatojnë ligjin për konfiskimin e mjeteve. “Nëse policia tenton të na marrë makinat, këtu do të ketë rrahje dhe vrasje,” paralajmëroi ai, duke pasqyruar tensionin e lartë që mbretëron në rrugët e Manastirit. Protestuesit njoftuan se në ditët në vijim do t’i ashpërsojnë masat e tyre derisa kërkesat e tyre të merren parasysh.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com