Presidenti amerikan, Donald Trump, është treguar i ashpër të martën në Zyrën Ovale me gazetaren e CNN-it, Kaitlan Collins.

Situata u tensionua kur Collins e pyeti Trumpin lidhur me dosjet Epstein të publikuara së fundmi.

Ajo e pyeti presidentin amerikan konkretisht në lidhje me shqetësimet e të mbijetuarave të abuzimit se administrata e tij po “mbulon” emra dhe detaje të rëndësishme nga dosjet.

“Je gazetarja më e keqe… A e dini? Ajo është një grua e re. Nuk mendoj se të kam parë ndonjëherë të buzëqeshësh. Të njoh që 10 vjet. A e di pse nuk buzëqesh? Sepse nuk e thua të vërtetën”, i ka thënë Trumpi Collins më 3 shkurt, gjatë një ngjareje në të cilën ai ka nënshkruar një projektligj financimi prej 1.2 trilion dollarësh për t’i dhënë fund një mbylljeje të pjesshme katër-ditore të qeverisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume