Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë bërë me dije majorja Ella Waweya do të bëhet zëdhënësja e ardhshme ushtarake për gjuhën arabe.
Ajo e zëvendëson kolonelin hebre Avichay Adraee, i cili e mbajti këtë detyrë 21 vjet.
Waweya do të avancohet në nëntoger-kolonel (gradekjo mes majorit dhe kolonelit) kur të marrë zyrtarisht detyrën javën e ardhshme.
Emërimi u miratua gjatë një rishikimi të personelit të lartë brenda IDF-së dhe shënon një tranzicion të rrallë drejtimi në një nga postet më të spikatura ndërkombëtarisht të komunikimit në ushtri, njofton agjecia izraelite e lajmeve TPSIL, përcjellë Kosovapress.
Zëdhënësi për gjuhën arabe shërben si lidhja kryesore e IDF-së me mediat arabe dhe audiencat arabishtfolëse në të gjithë Lindjen e Mesme, veçanërisht gjatë periudhave të tensioneve të shtuara rajonale.
Waweya, 36 vjeçe, ka lindur në qytetin Qalanswa në Izraelin qendror, në një familje myslimane, dhe u paraqit vullnetarisht për shërbim ushtarak në vitin 2013 — një veprim që në atë kohë u mbajt sekret nga pjesë të komunitetit të saj.
Ajo u bë më pas gruaja e parë arabe myslimane që shërbeu si oficere në Njësinë e Zëdhënësit të IDF-së, një moment ky I cili u quajt historik në një institucion ku qytetarët arabë janë të përjashtuar nga shërbimi i detyrueshëm dhe vetëm një numër i vogël zgjedh të rekrutohet.
Në rolin e saj aktual, Waweya, e cila njihet edhe si “Captain Ella” mbikëqyr ekipe përgjegjëse për përmbajtje digjitale në gjuhën arabe, përfshirë fushata në rrjetet sociale të synuara për audiencat në mbarë botën arabe. Videot e saj informuese kanë tërhequr qindra mijëra ndjekës, veçanërisht në TikTok, raporton TPSIL.