Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari për herë të parë ka publikuar emrat e bashkëpunëtorëve të tij të cilët kishin filluar negociatat me Ali Ahmetin duke filluar nga ministri i aktual i shëndetësisë Azir Aliu i cili përmes vëllaut të tij që është shok i Ali Ahmetit dhe është takuar pa dijeninë time me Ahmetin dhe kanali i dytë është Bashkim Bakiu që përmes deputetit Arben Ziberi ka komunikuar me z.Ahmeti. Pra këto kanë qenë ndër disa të tjerë që në vazhdimësi kanë bërë presion se “këtu nuk rihet na nënçmojnë”. Taravari i ftoi që publikisht të dalin të thonë nëse ka qenë ose jo kështu siç deklaron ai.
Mgid