Ejup Berisha

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut Qeveria është bartëse e pushtetit ekzekutiv. Kjo si organ shtetëror.e përcakton dhe e zbaton politikën e Republikës në kuadër të kornizës Kushtetutuese dhe ligjore si dhe në bazë të akteve të tjera të përgjithshme të votuara në Kuvendin e Republikës
Qeveria del nga vota e deputetë
ve në Kuvend apo ajo zgjedhet në saje të votimit të zgjedhurve të qytetareve. Pra Qeveria egzistencën e vet në skenën politike e ka ne saje dhe fal besimit që e gëzon në mesin e deputetëve të Kuvendit. Nëse kjo është kështu e kjo me të vërtetë është kështu atëher Qeveria i nënshtrohet kontrollit apo përgjegjsisë politike e kjo nënkupton se Kryeminstri, Ministrat dhe anëtarët e tjerë të saj për punën dhe veprimet e tyre duhet të japin llogari dhe përgjegjsi para deputetëve të Kuvendit. Mendimtari politik anglez David Held për këtë çështje ka theksuar se: Ata që qeverisin janë përgjegjës para atyre me të.cilët qeverisin apo kjo nënkupton se qeveritarët per punen dhe veprimet e tyre ne ambientin politik duhet tu japin llogari qytetarë
ve. Kjo për faktin se një deputet në Kuvend nuk e përfaqson vetëmse veten e tij por i njëjti aty i përfaqson qytetarët e kjo don të thotë se ky duhet ti mbronë interesat e disa mija qytetarëve të cilët kanë votuar që i njëjti të mund të siguron mandat deputeti në Parlament.
Kur jemi te përgjegjsia politike e Qeverisë dhe obligimi për llogaridhënie nga ana e saj në Kuvend egzistojne dy mekanizma Kushtetues-juridik e ato jane: 1.Pyetje deputetesh dhe 2.interpelanca. Kur jemi te mekanizmi i kotrollit parlamentar Pyetje deputetesh në Kuvend secili deputet ka të drejte dhe mundesi që në seancat e parapara për pyetje deputetësh Kryeministrit, Ministritrave dhe anëtarëve tjerë të Qeverisë të cilet i zgjedh Kuvendi tu parashtron pyetje që janë të lidhura me kompetencat e tyre Kushtetuese dhe ligjore dhe me veprimet e tyre konkrete në skenën politike, ndërsa anëtarët e Qeverisë.kanë
obligim kushtetues dhe juridik që deputetëve tu japin përgjigje me goje ose me shkrim për pyetjet e parashtruara nga ana e tyre. Në anën tjeter Interpelanca është mekanizëm me të cilin mund të kërkohet përgjegjsi konkrete politike nga Kryeministri, Ministrat dhe anterët e tjerë të Qeverisë për ndonjë masë apo
veprim konkret të tyre. Pra interpelanca është pyetje parlamentare e kualifikuar që inicohet nga ana e disa deputetëve. Në Kuvendin e RMV-së atë mund ta inicojnë 5 deputet. E njejta inicohet me qëllim që të kërkohet spjegim apo dhe për të bërë vlerësim të politikës së Qeverisë ose të ministrave individualë për çështje të caktuara. Ndryshimi mes instrumentit pyetjet të zakonshme deputetësh dhe interpelancës ështe se kjo e fundit nxit debat në seancën plenare të Kuvendit që më pas shkakton votim. Pra per fund Qeveria është përgjegjëse për punën dhe aktivitetet e saja para Kuvendit. A bartë kjo përgjegjsi me pasoja konkrete për egzistencën e saj në skenën politike përgjigja është fatkeqsishtë Jo.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com