SPB Tetovë ka dorëzuar padi penale kundër G.SH. (40) nga fshati Bojanë e Shkupit, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale „ndërmjetësim në ushtrimin e prostitucionit“, si dhe kundër G.N. (60) nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar për veprën penale „ndihmë“. E paraqitura G.SH., gjatë viteve 2024 dhe 2025 në Tetovë, ka mundësuar ofrimin e shërbimeve seksuale në një objekt ndihmës të shtëpisë së personit të dytë, ndërsa G.N. me dashje dhe vetëdije të plotë e ka ndihmuar atë në kryerjen e këtyre shërbimeve duke i vënë në dispozicion hapësirat e objektit ndihmës të shtëpisë së tij.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume