Pas pothuajse gjashtë orësh marrje në pyetje, ish-zëvendëskryeministri i parë dhe ish-ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, mbrëmjen e sotme nga Prokuroria Themelore Publike Shkup është shoqëruar në Gjykatën Themelore Penale Shkup, njofton TS.
Sipas raportimeve, marrja në pyetje kishte nisur rreth mesditës, ndërsa rreth orës 18:30. Grubi është nxjerrë nga ndërtesa e Prokurorisë me pranga në duar dhe është futur në një furgon të policisë së burgjeve.
Grubi nga pika kufitare Bllacë u mor menjëherë në paraburgim. Ai ishte në arrati për një vit e dy muaj.