Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, deklaroi të dielën se shpreson që konfrontimi i vazhdueshëm me Iranin të çojë drejt një “epoke të re” për të gjithë Lindjen e Mesme, përfshirë edhe vetë Iranin.

Gjatë një vizite në Tel Aviv, ku një ditë më parë kishte rënë një raketë iraniane, Herzog e cilësoi situatën si një moment historik për rajonin.

“Ky është një përpjekje historike për të ndryshuar trajektoren në Lindjen e Mesme drejt një të ardhmeje tjetër, një të ardhmeje paqeje”, u shpreh ai.

Ai shtoi se Izraeli do ta kapërcejë këtë fazë të vështirë, duke theksuar shpresën për një të ardhme më të qëndrueshme dhe paqësore për të gjithë rajonin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume