Trump për luftën me Iranin: Do ta vlerësoja me 15 nga 10; pa sulmin tonë, do të kishin armë bërthamore për dy javë
Dikush më pyeti se si do ta vlerësoja në një shkallë deri në 10, dhe unë thashë diku te 15-ta,” tha Trump.
Ai shtoi se Irani do të kishte armë bërthamore brenda dy javësh nëse SHBA-ja nuk do të ndërmerrte sulmin.
”Nëse nuk do të goditnim, ata do të kishin armë bërthamore për dy javë,” shtoi Presidenti i SHBA-së.
Për SHBA-në, ai tha se ndodhen në një pozicion të mirë.
”Jemi në një situatë shumë të mirë. Ky është një tregim i jashtëzakonshëm i fuqisë ushtarake,” theksoi ai.
Si për kujtesë, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, Rafael Grossi, tha dje se nuk ka prova që Irani po zhvillon një bombë bërthamore.