Hidhet shorti për rekursin e Belinda Ballukut në Gjykatën e Lartë.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se rekursi i ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, si dhe i Gentian Gjylit dhe Erlad Elezit, do të relatohet nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda.

Pas hedhjes së shortit ende nuk është caktuar një datë për shqyrtimin e çështjes.

Në këtë proces, Balluku është ankuar vetëm për masën e ndalimit për të dalë jashtë vendit, pasi sipas avokatëve të saj nuk ekziston asnjë rrezik që ajo t’i shmanget drejtësisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume