Reperi pejan, Besart Kelmendi, i njohur me nofkën Gjesti, është arrestuar sot në Prishtinë.

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania është dërguar në mbajtje për 48 orë nën dyshimet për posedim të armës pa leje.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Konfirmimi i plotë:

Sot, rreth orës 15:00, në rrugën Mehmet Isahi në Prishtinë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje. I dyshuari është intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume