Mbrëmjen e së mërkurës, në rrugën “Garcie Lorka” në Prishtinë, dyshohet se në një lokal u përfshi qëllimshëm nga flakët.

Sipas policisë, lokali iu përket disa grave, ndërsa ende nuk ka ndonjë person të identifikuar lidhur me rastin.

“Rr. Garcie Lorka, Prishtinë/ 11.03.2026 – 21:00. Është raportuar se lokali i viktimave femra kosovare është përfshirë nga zjarri i cili dyshohet se është shkaktuar në mënyrë të qëllimshme.

Zjarri është lokalizuar, ndërsa rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume