Anëtari i Kryesisë Qendrore të ASH- Sela, Remzi Mehmedi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, i cili sot tha se “më mirë të mbyllet Gjykata Kushtetuese sesa të vendoset mekanizmi i Badenterit brenda saj”, shkruan gazeta KOHA.

Memedi e ka cilësuar këtë qëndrim si të papranueshëm dhe në kundërshtim me parimet themelore mbi të cilat funksionon shteti multietnik.

“Të mbyllim Parlamentin?! Kryetari i Gjykatës Kushtetuese kishte deklaruar që më mirë është të mbyllet Gjykata Kushtetuese se sa të vendoset mekanizmi i Badenterit brenda saj. Me këtë logjikë se si ka funksionuar e funksionon kjo gjykatë në kohë të ndryshme dhe për çështje të ndieshme që janë themeltare për RMV, i bie që nëse Kushtetuesja nuk funksion me parimin e Badenterit, atëherë duhet të mbyllet Parlamenti, nëse jo gjykata!”, ka reaguar Memedi./koha.mk/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume