Realizimi i Korridorit VIII nuk është zgjedhje, por një domosdoshmëri për zhvillimin e Strugës, Maqedonisë së Veriut dhe gjithë rajonit. Ky projekt strategjik do të fuqizojë ekonominë, ndërlidhjen infrastrukturore dhe perspektivën evropiane të vendit.

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, thekson se segmenti Trebenishtë – Qafë Thanë duhet të realizohet sa më shpejt.

Ai nënvizon se institucionet duhet të veprojnë të koordinuar dhe përgjegjshëm, duke respektuar rekomandimet e UNESCO-s, të cilat u diskutuan edhe në takimin e nivelit të lartë në Paris në shkurt.

Komuna ka dhënë një opinion pozitiv për projektin, duke e konsideruar thelbësor për të ardhmen e rajonit, dhe ky opinion është dorëzuar pranë Ministrisë së Mjedisit Jetësor.
Për transparencë dhe përfshirje qytetare, kompania Bechtel Enka do të organizojë një takim publik konsultativ, nesër në ora 12:00, në sallën e Këshillit të Komunës së Strugës.

Mendi Qyra dhe ekipi i tij sigurojnë se Korridori VIII nuk është vetëm një projekt infrastrukture – është drejtimi i qartë i zhvillimit të ardhshëm të Strugës dhe të gjithë rajonit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume