Njëri nga liderët e VLEN, Bilall Kasami, në intervistën e sotme për Alsat tha se ndryshimet kushtetuese varen nga VMRO-DPMNE me mbi 40 deputetë, ndërsa procesi eurointegrues është i dyanshëm dhe varet si nga Shkupi ashtu edhe nga Brukseli.

“Ndryshimet kushtetuese patjetër varen nga partia e cila ka mbi 40 deputetë, në këtë rast, kjo është VMRO-DPMNE, që ka mbi 40 deputetë, ndërsa ndryshimet kushtetuese kërkojnë dy të tretat. Çdo parti që e plotëson këtë kusht për të bllokuar një proces të tillë mund të thotë se varen nga ajo. Sa i përket procesit eurointegrues, sigurisht që është një proces i dyanshëm që varet po aq nga Shkupi sa edhe nga Brukseli”, deklaroi Kasami.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume