Një person i lindur në vitin 1996 ka vdekur në QKUK, i cili ishte sjellë i plagosur nga arma e zjarrit, ka konfirmuar për Gazetën Express, drejtori i Emergjencës Naser Syla.

I kontaktuar nga Gazeta Express, Syla tha se “përkundër të gjitha masave të ndërmarra nga Ekipa Mjekësore kujdestare, viktima ka ndërrua jetë”.

Ndërsa, për këtë rast policia sot rreth orës 15:30 kishte pranuar informatën për një person të lënduar në rrugën “Dëshmorët e Marecit” në Prishtinë.

I njëjti ishte dërguar për mjekim, por nuk u bëri ballë plagëve.

“Aktualisht, janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat se si ka ardhur deri te rasti”, tha Enis Pllana zëdhënës në policinë e Prishtinës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume