Mohammad Bagher Ghalibaf është zyrtari i fundit iranian që reagon ndaj kërcënimeve të ripërtërira të Trump.

Në një postim në X, me sa duket drejtuar Trumpit, kryetari i parlamentit të Iranit deklaroi se Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

Lëvizjet tuaja të pamatura po i zvarrisin Shtetet e Bashkuara në një FERR të gjallë për çdo familje, dhe i gjithë rajoni ynë do të digjet sepse ju këmbëngulni të ndiqni urdhrat e Netanyahut. Mos u gaboni: Nuk do të fitoni asgjë përmes krimeve të luftës.

E vetmja zgjidhje e vërtetë është respektimi i të drejtave të popullit iranian dhe dhënia fund e kësaj loje të rrezikshme”, tha ai.

Më herët të dielën, Trump tha në një postim në rrjetet sociale me fjalë të ashpra se SHBA-të do të synojnë termocentralet dhe urat e Iranit të martën nëse Ngushtica e Hormuzit nuk rihapet.

Ai i quajti liderët iranianë bastardë të çmendur dhe tha se nëse nuk e hapin rrugen tregtare, do të përballen me ferrin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume