Si përgjigje ndaj pasigurisë së çmimeve ndërkombëtare, “Okta” ka vendosur të vazhdojë deri më 30 prill 2026 zbritjen që ofrohet për shitjen e naftës dhe benzinës tek tregtarët me shumicë dhe pakicë.

-Zbritja për naftën është 3 denarë për litër, ndërsa për benzinën me 95 dhe 98 oktanë mbetet 2 denarë për litër, bëjnë të ditur nga kompania.

Siç theksojnë, iniciativa është vullnetare, duke i mundësuar tregtarëve që përfitimin ta transmetojnë tek konsumatorët përfundimtarë.

-Megjithatë, tregtarët me shumicë dhe pakicë mbeten të lirë të përcaktojnë vetë çmimet e tyre të shitjes, theksojnë nga “Okta”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume