Mickoski: Drejtoria e Doganave po vendos standarde të reja, mbi 12 miliardë denarë të hyra në një muaj
Sot shënojmë 34 vjet nga ekzistenca e Drejtorisë së Doganave- institucion i cili ka rol kyç në funksionimin e shtetit, në mbrojtjen e ekonomisë dhe në sigurimin e të hyrave stabile për buxhetin.
Ky jubile është një mundësi që të bëjmë një retrospektivë të asaj që është arritur, por edhe më shumë që t’i theksojmë rezultatet që i kemi sot.
Në 20 muajt e kaluar, Drejtoria e Doganave shënon rezultatet më të mira në ekzistencën e saj. Janë realizuar të hyrat më të larta deri më tani, që është një tregues i qartë se institucioni funksionon në mënyrë më efikase, më të organizuar dhe me përgjegjësi më të madhe.
Veçanërisht domethënës është fakti që për herë të parë është tejkaluar kufiri prej 12 miliardë denarë të hyra në një muaj. Ky është një rezultat i cili nuk vjen rastësisht, por është produkt i qasjes sistemore, kontrolleve të përforcuara dhe koordinimit më të mirë.
Këto rezultate janë pjesë e përpjekjeve më të gjera të Qeverisë, e cila tashmë 20 muaj punon në vendosjen e rregullit në institucione, në uljen e ekonomisë gri dhe në rritjen e efikasitetit në inkasimin e të hyrave.
Kur e morëm përgjegjësinë, nuk trashëguam sistem i cili funksionon në mënyrë të përsosur. Përkundrazi – gjetëm gjendje kaosi, procese të prishura dhe një rregullim institucional seriozisht të dobësuar. Një sistem i cili me vite ishte lënë pas dore dhe ishte rrënuar.
Por sot, me të drejtë mund të themi se ajo fazë është tejkaluar. Normalizimi ka përfunduar. Është vendosur rregulli, janë vendosur rregullat dhe institucioni sërish funksionon ashtu siç duhet- në shërbim të shtetit dhe të qytetarëve.
Me masa konkrete, me digjitalizimin e proceseve dhe me përcaktimin e qartë për luftë kundër korrupsionit, krijuam sistem i cili jep rezultate. Drejtoria e Doganave është një nga shembujt më të dukshëm për këtë.
Në këtë drejtim, dëshiroj të dërgoj falënderim të veçantë dhe mirënjohje deri te drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski, për udhëheqjen e tij, përkushtimin dhe rezultatet të cilat po i arrin institucioni nën udhëheqjen e tij.
Njëkohësisht, është e rëndësishme të theksohet edhe koordinimi i shkëlqyer dhe puna e përbashkët me ministren e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska. Ky partneritet, kjo sinergji, është një nga faktorët kyç për rezultatet e arritura.
Kur institucionet punojnë si ekip, kur ka vizion të përbashkët dhe qëllim të qartë- rezultatet nuk mungojnë.
Qëllimi ynë është të vazhdojmë në këtë drejtim- me avancim shtesë të kapaciteteve, me modernizim të sistemeve dhe me krijimin e kushteve për shërbim më të shpejtë dhe më efikas për ekonominë, por edhe me qasje të palëkundur drejt parandalimit të aktiviteteve ilegale.
youtube.com/live/RMO2VjuDq6M?si=G8qj0dmyWSse2CpR
Pas këtyre rezultateve qëndron mundi i të gjithë të punësuarve në Drejtorinë e Doganave. Puna juaj është domethënëse dhe e dukshme, ndërsa kontributi që jepni është i një rëndësie thelbësore për funksionimin e shtetit.
Në emër të kësaj do të dëshiroja t’ju falënderoja për përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj.
Le të jetë ky jubile një nxitje për rezultate edhe më të mëdha në periudhën që pason. Urime jubileu i 34-të i Drejtorisë së Doganave.