Ka shkuar në nëntë numri i të vdekurve nga sulmi që ndodhi në shkollën e mesme “Ayser Calik” në Turqi, ku tetë prej viktimave janë nxënës dhe njëri mësues.

Si pasojë e këtij sulmi janë plagosur edhe 13 persona të tjerë.

Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Brendshëm turk Mustafa Çiftçi i cili bëri të ditur se gjashtë prej tyre janë në kujdes intensiv dhe tre janë në gjendje kritike.

“Si pasojë e këtij incidenti, për fat të keq kemi humbur 9 persona. Tetë prej tyre ishin nxënës dhe një ishte mësues. Përveç kësaj, 13 persona u plagosën. Gjashtë nga të plagosurit janë në kujdes intensiv dhe tre janë në gjendje kritike”, tha ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume