Partneri amerikan i BBC-së, CBS News, raporton se personi i dyshuar i armatosur u ka thënë autoriteteve se po synonte zyrtarë të lidhur me oresidentin e ShBA-së Donald Trump.

Duke cituar dy burime të paidentifikuara, CBS thotë gjithashtu se të paktën pesë deri në tetë të shtëna me armë zjarri u dëgjuan gjatë incidentit, shkruan BBC.

Kujtojmë se Trumpi dhe Zonja e Parë, Melania u larguan me nxitim nga darka e korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë pas të shtënave me armë zjarri.

I dyshuari u prangos dhe është në paraburgim, pavarësisht që po qëndron në spital.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume