Dështoi konkursi për zgjedhjen e zv/drejtorit të RTVM. Sipas burimeve të portalit TS, procesi ka ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve politike dhe pretendimeve për presione nga Bekim Qoku.

Sipas informacioneve jozyrtare, Bekim Qoku dyshohet se ka ushtruar presion ndaj përfaqësuesve të VMRO-DPMNE dhe koalicionit VLEN, pasi kandidati i tij nuk është pranuar për pozitën e zv/drejtorit. Këto pretendime nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga Qoku, VLEN-i dhe VMRO-ja.

Si pasojë e bllokimit të procesit, emërimi i zv/drejtorit mbetet i parealizuar, duke lënë sërish të hapur çështjen e përfaqësimit shqiptar në këtë institucion të rëndësishëm.

Portali TS ka tentuar të marrë një qëndrim nga koalicioni VLEN lidhur me situatën dhe me raportet me Qokun, por nuk ka arritur të sigurojë përgjigje.

Ndërkohë, më 9 maj pritet që Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti të formalizojnë subjektin e ri politik me emrin VLEN. Megjithatë, mbetet e paqartë se si do të riorganizohen subjektet ekzistuese si ASH-ja e Fetahut, ASH-ja e Azir Aliut, VV- e Bekim Qokut dhe Arbëria e Bekim Fazliut në kuadër të këtij zhvillimi politik.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume