Policia e Maqedonisë së Veriut do të riorganizojë komunikacionin në qytetin e Shkupit që në orët e mëngjesit. Kufizimet janë për shkak protestës.

“Duke filluar nga ora 11:00, në organizim të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, do të mbahet protestë për 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Për këtë arsye, do të ketë kufizime në këto rrugë: “Mirçe Acev”, “Filipi 2-të i Maqedonisë”, “11 Tetori”, “Dimitri Çupovski”, “Vasil Gllavinov”, “VMRO” dhe “Ilinden”.

Protesta do të fillojë prej orës 11:00 nga ndërtesa e LSM-së dhe do të mbarojë para objektit të Qeverisë së RMV-së.

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov, ka kërkuar që punëtorët të dalin masivisht në rrugë dhe të shprehin qartë pakënaqësinë e tyre me pagat e ulëta, mbrojtjen e dobët të të drejtave të punëtorëve dhe qëndrimin injorant të institucioneve dhe punëdhënësve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume