Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të tentim vrasjes që ka ndodhur në Istog.

Në raportin e Policisë, bëhet e ditur se, dy vëllezër janë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe me thikë nga tre persona, të cilët gjenden në arrati.

‘’VRASJE NË TENTATIVË

Istog 01.05.2026 – 16:05. Dy viktima meshkuj kosovarë –vëllezër, kanë raportuar se derisa kanë qenë në veturën e tyre në afërsi të një autolarje janë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe thikë nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjende në arrati. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar’’, thuhet në raportin e PK’së.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume