Komuna e Çairit prezanton “Vera Kulturore e Çairit 2026”, një program njëmujor me aktivitete kulturore, artistike, sportive dhe argëtuese për të gjitha gjeneratat.

Nga 1 deri më 30 qershor, Çarshia dhe hapësira të ndryshme në territorin e komunës do të shndërrohen në qendra të kulturës, traditës, muzikës dhe kreativitetit, përmes një serie aktivitetesh që synojnë gjallërimin e jetës publike dhe promovimin e vlerave kulturore.

“Vera Kulturore e Çairit 2026” vjen si një manifestim që bashkon qytetarët dhe e kthen Çairin në një hapësirë takimi, festimi dhe përjetimi kulturor gjatë gjithë muajit qershor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume