Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se ka inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen në Stadiumin e Qytetit në Tetovë.

Përmes një postimi, Kasami theksoi se po punohet për ndërtimin e një stadiumi modern, i cili do të jetë në përputhje me standardet e UEFA-s dhe që, sipas tij, do t’i japë Tetovës infrastrukturën sportive që meriton.

“Sot inspektova punimet në Stadiumin e Qytetit. Po punohet për një stadium modern, me standarde të UEFA-s, që do t’i japë Tetovës infrastrukturën sportive që meriton! Në krye të detyrës”, ka shkruar Kasami.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume