NATO ka folur pasi një dron rus goditi një ndërtesë banimi në qendër të qytetit rumun të Galatit.

Zëdhënësja e Aleancës, Alison Hart, tha se Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte ishte në kontakt me autoritetet rumune dhe se NATO dënoi “papërgjegjësinë ruse”.

Në një mesazh të postuar në rrjetin social X, zëdhënësja shpjegoi qëndrimin e Aleancës në më shumë detaje.

“Këtë mëngjes, një dron goditi një ndërtesë banimi në Rumani, në kontekstin e sulmeve ruse ndaj infrastrukturës ukrainase pranë kufirit. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është në kontakt me autoritetet rumune. Ne dënojmë papërgjegjshmërinë e Rusisë. NATO do të vazhdojë të forcojë mbrojtjen e saj kundër të gjitha kërcënimeve, përfshirë ato nga dronët”, thuhet në deklaratë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume