Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton, se nesër fillon regjistrimi në shkollat e mesme publike, për vitin shkollor 2026–2027. Aplikimi, ashtu si edhe në vitet e kaluara, bëhet në mënyrë elektronike dhe realizohet përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk, ku nxënësit identifikohen me llogaritë ekzistuese të përdoruesve në schools.mk.

Regjistrimi i parë i nxënësve në afatin e qershorit do të realizohet nga data 12 deri më 15 qershor, ndërsa dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla do të realizohet më 16 dhe 17 qershor. Listën përfundimtare të renditjes me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira, shkollat duhet ta publikojnë më 18 qershor.

Regjistrimi i dytë në afatin e qershorit është më 23 qershor, ndërsa dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla është më 24 qershor. Regjistrimi i tretë është më 20 gusht.

Konkursi me vendet e lira dhe shkollat e mesme publike, nxënësit mund ta gjejnë në lidhjen e mëposhtme: https://mon.gov.mk/mk-MK/konkursi-i-stipendii/konkursi-mon/konkurs-za-zapisuvanje-ucenici-vo-javnite-sredni-ucilista-za-ucebnata-20262027-godina-vo-republika-severna-makedonija.

Për nxënësit, ndihmë e madhe gjatë zgjedhjes mund të jetë udhëzuesi online për kualifikime – https://kvalifikacii.crso.gov.mk/, i cili do t’u mundësojë të sjellin vendim informues dhe të drejtë për profesionin, në të cilin do të vazhdojnë edukimin dhe më pas të punojnë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume