Një rast tronditës është raportuar në Tetovë, ku një grua 42-vjeçare nga Prilepi, me banim në Tetovë, dyshohet se ka keqtrajtuar foshnjën e saj tre muajshe.

Sipas policisë, më 14 qershor rreth orës 16:00 është raportuar se gruaja ishte parë duke e maltretuar fizikisht dhe duke e përplasur në asfalt foshnjën e saj. Kalimtarët që kanë vërejtur ngjarjen kanë reaguar menjëherë, duke ia marrë fëmijën dhe duke njoftuar autoritetet.

Policia arrestoi gruan në Tetovë, ndërsa më vonë në fshatin Saraqinë u arrestua edhe një 37-vjeçar. Për rastin janë njoftuar punonjësit socialë dhe inspektorët për të mitur, ndërsa pas dokumentimit të plotë do të ngrihen kallëzime përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume