Gjatë një debati televiziv, historianja shqiptare, Elena Kocaqi, e cila u bë e njohur pas deklaratës së saj të fortë se Aleksis Tsipras është çam, ka replikuar me Panajot Barkën, i cili përfaqësonte në debat minoritetin grek në Shqipëri.

“Unë e kam thënë që Greqia nuk ka popullsi greke në kuptimin që e thotë Greqia, sepse popullsia e Greqisë, në momentin që Greqia u bë shtet, të njëqindë ata që lu.ftuan ishin të njëqindë arvanitas me fustanella, tërë ata shqiptar i vunë mbretit kurorën dhe aty nuk kishte asnjë grek sepse ata ishin shqiptarë ortodoks”, tha Elena Kocaqi në studio.

Gjatë debatit ndërhyri Barka, duke i thënë se po e tepron pak, por e menjëhershme ka qenë përgjigjja e historianes, e cila e sfidoi që t’i gjente një emër të vetëm grek, që ishte në krye të kryengritjes antiosmane në vitin 1800″.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume