Në kuadër të aktiviteteve për ngritjen e vetëdijes publike mbi rëndësinë e dhurimit të organeve, infermierja Karolina Gjorgjiovska nga Klinika e Anestezisë, Reanimacionit dhe Mjekimit Intensiv (KARIL), theksoi rëndësinë e transplantimit si një akt i humanizmit dhe solidaritetit të lartë në një video-mesazh, në kuadër të fushatës kombëtare për rritjen e ndërgjegjësimit për dhurimin e organeve dhe transplantimin.
“Së bashku me kolegët nga anestezia dhe mjekimi intensiv, marrim pjesë në proceset e eksplantimit dhe transplantimit të organeve nga donatorët e ndjerë. Kjo është një punë jashtëzakonisht fisnike që u mundëson një shans të ri për jetë pacientëve që presin transplantim. Shpërblimi më i madh për ne është kur pacienti largohet nga spitali i shëndetshëm dhe me një shpresë të re. Pikërisht për këtë arsye, u bëjmë thirrje qytetarëve të njohin rëndësinë e dhurimit të organeve dhe ta mbështesin këtë akt human”, porositi Gjorgjiovska.
Ajo theksoi se pas çdo transplantimi të suksesshëm qëndron një ekip multidisiplinar i përkushtuar, i cili punon me një qëllim të vetëm, shpëtimin dhe përmirësimin e jetëve njerëzore.
Ekipet e transplantimit mbeten të përkushtuara në avancimin e mjekësisë së transplantimit dhe në promovimin e vetëdijes për rëndësinë e dhurimit të organeve si një akt që dhuron jetë.
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, deklaron se përkushtimi i ekipeve mjekësore do të mbështetet edhe me kornizën e re ligjore që rregullon transplantimin.
“Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrjen dhe transplantimin e pjesëve të trupit të njeriut për qëllime shërimi, i cili ndodhet në procedurën përfundimtare qeveritare, mundëson që çdo qytetar të shprehë qartë vullnetin e tij personal për dhurimin e organeve, që ky vullnet të evidentohet dhe të respektohet në mënyrën e duhur”, theksoi Aliu.
https://mail.google.com/mail/u/0/#inbox/FMfcgzQgMVbTMQsfjpDXbXznJrvjkLCQ?projector=1