Më 16.06.2026, në Stacionin Policor Draçevë u denoncua se në fsh. Zelenikovë është gjetur i pajetë C.K. (72) nga Zelenikova, i cili ishte shtypur nga motokultivatori i tij.

Sipas njoftimit, ai kishte dalë në mëngjes për të punuar në arë me motokultivatorin, ndërsa pasi nuk ishte kthyer deri në orën 13:00, vëllai i tij kishte shkuar në arë dhe e kishte gjetur nën motokultivator.

Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.

Një ekipi hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume