Rami Mislimi

Nuk na ka mbetur as edhe një fije floku nga patriotizmi i Rafi Halilit në Tetovë!

I qoftë i lehtë dheu veprimtarit dhe patriotit Rafi Halili, por sot dua t’i çoj një mesazh: Tetova nuk ka më burra që mbrojnë dinjitetin e tetovarëve.

Tetovarët jetojnë nën hijen e partive politike dhe ngrihen vetëm kur liderët kanë interesa pushteti, e jo interesa kombëtare.

Rafi, ti jetove dekada me plumba në bark vetëm për të mbrojtur gjakun dhe indin shqiptar dhe kurrë nuk u dorëzove. Sot të kemi turpëruar.

E gjithë sakrifica jote është mbuluar me mbishkrime të Titos në Tetovën heroike të dikurshme.

Rafi, sot sheshi yt në Tetovë, me aminin e Bilall Kasamit, mban emrin TITO.

Andaj na fal që as varrin nuk po të lëmë rehat.

Na fal që nuk po e mbrojmë amanetin e atyre që sakrifikuan për këtë popull.

Tetova nuk ka më burra!