Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti në intervistën për Alsat-M duke folur për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat tha se pas 22 vitesh sjellin zgjidhje ligjore për dallim të një vegle siç ishte balancuesi.

Për herë të parë, pas kaq vitesh, shton ai, po e bëjmë atë që e kërkon BE-ja, “që ky parim kushtetues të shndërrohet në zgjidhje ligjore”.

“Ky është avancim në frymën e kësaj që kërkon BE, pasi është dasht të sillet në vitin 2004 sepse është shtyllë e Marrëveshjes së Ohrit, është momenti i fundit për ta sjellë. Për herë të parë do të jetë kategori ligjore, do të merret qeveria e Maqedonisë së Veriut, siç ishte me veglën si balancuesi, por do të jetë obligim ligjor ku zv/kryeministri i parë përveç që do të mbikëqyr dhe koordinon procesin, do të kërkojë jo vetëm përfaqësim adekuat kuantitativ po edhe kualitativ”, ka thënë Mexhiti, njëherësh kryetar i komunës së Çairit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume