Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka folur për hapat që duhet të ndiqen për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se procesi nuk mund të zgjasë më shumë se 30 ditë.
Ai deklaroi se, pas përfundimit të numërimit të votave dhe certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), u.d presidentja ka obligim që brenda 30 ditësh të thërrasë seancën konstituive të Kuvendit.

Sipas Kryeziut, një vendim i Gjykatës Kushtetuese e ka qartësuar se konstituimi i Kuvendit duhet të përfundojë brenda këtij afati dhe nuk mund të zvarritet pafundësisht.

“Nëse brenda 30 ditësh nuk arrihet konstituimi i Parlamentit, atëherë vendi shkon sërish në zgjedhje”, tha ai.
Ai vlerësoi gjithashtu punën e KQZ-së, duke theksuar se procesi zgjedhor është zhvilluar në përputhje me standardet evropiane.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume