Komuna e Çairit vazhdon aktivitetet për përmirësimin e sigurisë në komunikacion dhe rregullimin e infrastrukturës rrugore në territorin e komunës.

Me iniciativë të Komunës së Çairit, në rrugën “Metodija Mitevski” është realizuar vizatimi i vijave të bardha dhe vendkalimeve për këmbësorë, me qëllim rritjen e sigurisë për këmbësorët dhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

Aktivitetet për përmirësimin e sinjalizimit horizontal do të vazhdojnë edhe në rrugë të tjera të Çairit, sipas planit të paraparë dhe nevojave të evidentuara në terren.